Shatmdhete.
Shtatemdhete.
Shtatmdhete.
Prape nuk e kuptoj ndryshimin. Tek djemte perballe meje ndryshimi eshte i qarte, si drita e diellit qe po na pjek te gjitheve. Zhurma e eres ne pishat ngjitur kabinave me kujton valet e detit, nje pershoqerim qe s'ka per te m'u shqitur ndonjehere, ndoshta ngaqe ai eshte krijuar pikerisht te pishat ne hyrje te plazhit.
Shtatmdhete.
Shtatemdhete.
Shtatembedhjete.
Disa kilometra nga njera qyteze ne tjetren, nje zanore me pak, dhe njeriu gjen shkas te tallet me tjetrin. Domosdo, tallja lind per arsye tjera, per komplekse superioriteti te derivuara nga rastesi historike dhe gjeopolitike qe s'kane te bejne fare me kompetencen e supozuar te miqve te mi te plazhit. Porse historia dhe veteimazhi i nje qyteti perkthehet ne veteimazh te banorit dhe ky pastaj e merr si te mireqene te drejten e tij per te neperkembur menyren si flet tjetri, edhe nese ndryshimi eshte teper i vogel, nje shkronje, qe une as s'e vej re ne cast, por vetem pasi shkoj ne shtepi e mendoj me vete mbi ate tallje te cuditshme e te pakuptueshme. Vetem pasi e mendoj gjate dhe i shkruaj shqiptimet ne leter e kuptoj ndryshimin: Shtat-mdhete, shtate-mdhete. Pra, une thoja nje "e" me teper.
Kaq mjafton nganjehere per te mos u marre vesh me tjetrin.
---
Fjalen "pernjemend" duhet ta kem lexuar per here te pare ne ndonje shkrim te Kadarese. Kur jam i pasigurt se ku e kam degjuar nje fjale letrare apo jugore per here te pare, basti im eshte perhere Kadareja. Per fjalet veriore, eshte ime me.
Si perhere, edhe nese harrohet burimi, mbahet mend ndjesia. Dhe ndjesia ishte ajo e coroditjes. C'ishte kjo fjale? C'do te thoshte? Mund te beja sic beja nganjehere, ta lija te kalonte e thjesht te merrja kuptimin e fjalise, por s'di pse kete s'mund ta lija. Per me teper vete fjalia me thoshte se duhet ta njihja ate fjale ne nje forme tjeter. Dhe vertet, pas disa castesh u kujtova per simotren e saj malesore: perimen. Ose formen tjeter: pernjimen. Ose tjetren: primen. Ose: imen. Te gjitha bijeza te te qenit ne nje mendje, te te thenit: vertet.
Kjo me hapte dy degeze tjera mendimi: (1) dituria popullore e ruajtur ne gjuhe e percaktonte dicka si te vertete nese njerezit ishin ne nje mendje; (2) djalektet metonin te ulnin entropine e informacionit te koduar ne fjale.
E para eshte e vetekuptueshme, ndonese paraqet nje botekuptim goxha relativ dhe kapricoz per shijet e mia. E dyta thote qe djalektet jane teper efikase ne percimin e nje kuptimi. Marrim fjalen "imen". "I" eshte "nje"; "men" eshte "mend". "Per" ketu bie fare. Tek "primen" merr formen "pr". Tek "perimen", "per" mbetet por njemendja shnderrohet ne "imen". Cilado qofte forma, kemi nje shkurtim pa e humbur kuptimin, qofte dhe per shkak se shkurtimi perbehet nga variacione te njohura shkurtimesh te tjera.
Kjo e fundit eshte ajo cka e ben djalektin efikas ndermjet vendasve, por njekohesisht edhe veteizolues. Pa ditur kontekstin e shkurtimeve, veshtire se mund te hamendesosh fjalen qe formohet prej tyre. Pra, duhet te njohesh fjalet qe te kuptosh fjalet.
Kaq mjafton nganjehere per te mos u marre vesh me tjetrin.