bente ftohte. Ne gjysme te udhetimit, piloti na lajmeroi se do devijonim per cerek ore ne nje rruge tjeter. Une s'e kuptova se c’donte te thoshte me rruge tjeter, pasi perhere me qe dukur se qielli kish mjaftueshem rruge, sa devijimi ne ajer si ekuivalent i atij ne toke supozohej te mos kishte kuptim. Por e ula koken dhe thashe me vete se me siguri kishte gjera per ajrin dhe fluturimin qe une s'i dija dhe iu riktheva leximit. Parashikimi i pilotit qe i perpikte. Cerek ore pas orarit zyrtar te mberritjes, avjoni preku token dhe ca minuta me vone e gjeta veten
ne rradhen e kontrollit te pasaportave. Ndonese nga numri i njerezve ne sektorin e mberritjeve kuptohej se ky qe piku i trafikut, te hapura kishte vetem dy sportele. Prita ne njerin prej tyre rreth gjysme ore derisa me erdhi rradha. Isha bere uje ne djerse, me shume nga padurimi sesa nga i nxehti i veres, dhe shpresoja qe polici K. Hysi te mos ma merrte per nervozitet. Pastaj u kujtova se po kthehesha e nuk po ikja (ikja qe gjithmone me e veshtire) dhe ia dorezova pasaporten pa m’u dridhur dora. Nuk prisja pyetje, pasi sipas meje s’kishte c’te me pyeste, ose me sakte asnje lloje pergjigjeje qe mund t'i ktheja s'mund te ma ndalonte hyrjen, por ai prapeseprape me pyeti: “Student?” Une pohova lehte me koke. Pastaj pyeti prape, por s'e mora vesh. “Si thate?” ia ktheva. Ai e perseriti ate qe tha me pare, por une prapeseprape s'e kuptova. Ketu polici filloi te acarohej. Pas shpine ndieja gjithashtu lodhjen dhe bezdisjen e rradhes qe sa vinte e shtohej. “Me falni, por nuk ju kuptova”, i thashe prape policit. Ai rrudhi vetullat, u mat te thoshte prape ate qe me tha ne fillim, por ne vend te saj ai me vulosi pasaporten, dhe me sy me tha qe te shporresha prej aty. Kjo pervoje m’u perserit edhe
ne autobuz. Tim eti i kisha thene se nuk qe nevoja te dilte te me merrte. Do vija vete gjer ne qender, prej ku pastaj do merrja autobuzin e pasdites. Me te dale nga aeroporti, para meje u shfaqen si ujqer me dhjetra taksiste. E dija se ishin te tille pasi ata perserisnin si ne kor vetem fjalen "taksi", te shtremberuar ne fund ne nje menyre sa s'dija ne ta merrja si pyetje apo si urdher. Prej asaj lukunie zgjodha njerin ne fund, te vetmin qe s'po me lutej ta zgjidhja si shoferin e vet. Madje dukej sikur ai qe aty pa dashje, sikur dikush ta kish genjyer se aty luhej nje koncert me muzike live. Me ta tundur koken drejt tij, ai buzeqeshi lehte dhe hodhi cigaren ne toke. Me dore me ftoi te ulesha ne ndenjesen perpara. Edhe pse isha i lodhur e s'doja te flisja me kend, pasi ajo ftese per te folur qe, vendosa te mos ja prishja. Gjate rruges ai nuk tha asnje fjale. Piu me shume se dhjete cigare, per te cilat me kerkoi leje duke i tundur ne ajer njera pas tjetres, dhe kerkoi neper stacionet e radios derisa gjeti njerin me muzike te huaj. M’u duk mua e huaj, pasi taksisti, ngaqe mermeriste bashke me fjalet e kenges, dukej se e dinte. Hamendesova se ai ishte prej atyre qe kishin jetuar ca vite jashte shteti. Nuk ishin te pakte ata qe ktheheshin ngase jeta atje, sic percaktohej cdo vend tjeter, nuk ishte per ta. Udhetimi zgjati edhe ca minuta, pergjate te cilave u konsumuan edhe tre cigare, pastaj taksisti hapi krahun dhe beri me dore nga autobuzi im. Thashe me vete, po ky nga e di qe ai eshte autobuzi im, por nuk kisha kohe ta ndiqja mendimin. Autobuzi qe ne te nisur. Pagova cfare kisha per te paguar, dhe shpejtova te gjeja nje vend te mire, ndonese e dija se keta do qene zene me kohe. Duke rrudhur supet, shoferi me tha me gisht se mund te ulesha ne stolin ne fund te ndenjeseve. Kur e pyeta se kur ishte autobuzi tjeter, ai rrudhi vetullat sic ben njeriu kur nuk kupton dicka. Ia perserita pyetjen, kete here duke pare edhe drejt pasagjereve ne sediljet e para, ne rast se donin te na ndihmonin, por as ata nuk kuptuan gje. Ose bene sikur nuk kuptuan. Shoferi, gjithsesi, e humbi durimin, pasi borite e autobuzeve te tjere mbrapa tij, qe donin t’i zinin rradhen, po ia canin veshet, dhe u nis ende pa vendosur se c’doja te beja une. M’u duk e kote, dhe e rrezikshme, te ulesha tani nga autobuzi, vecanerisht me valixhe ne dore, keshtu qe mora stolin ne fund te ndenjesve. Duhej edhe nje ore tjeter per te mberritur
ne shtepi. Im ate kish dalur te me priste te dera bashke me dhjete te tjere. Qe e pamundur t’i numeroja aty ne vend, por me vone nisa t’i rradhoj me vete dhe dola ne perfundimin se kishin qene dhjete. Nder ta, domosdo, qe edhe nena, e cila vrapoi drejt meje e para, sikur t’i kishte ardhur djali nga lufta dhe jo nga studimet. Ajo me puthi kater here, sic qe zakoni, pastaj me perqafoi. Babai gjithashtu me perqafoi, pastaj morem drejt shtepise. Te tjeret na ndiqnin nga pas. Nderkohe babai fliste. Kur mberritem te pragu i shtepise, papritur une u bera i vetedijshem se nuk po kuptoja asgje nga c’po thuhej. “Si the, baba?” pyeta. Ma do mendja se ai e mori moskuptimin tim si dicka qe lidhej me fjaline e fundit, pasi tha dicka fare te shkurter, qe i ngjasonte, ndonese s’isha i sigurt, asaj qe sapo kish thene. Prapeseprape nuk arrita ta kuptoj. Dhe nuk eshte se po fliste me ze te ulet, apo percart nga emocioni se i qe kthyer djali. Problemi qe se une s’e merrja vesh. Ai po fliste me nje gjuhe qe nuk e kuptoja. Te tjeret, nderkohe, na qene bashkuar; nje rreth qe krijuar vetvetiu me mua e babane ne mes. Ky qe bere meit ne fytyre. Nena, me intuiten e saj per te nuhatur te keqen, iu afrua tim eti dhe e pyeti dicka — hamendesova se qe pyetje vetem nga intonacioni i fjaleve ne fund. Babai ia ktheu dhe beri me koke nga une. Pastaj heshtje. Ma mori mendja se kerkohej nje pergjigje nga une, nje shpjegim qe i duhej dhene nenes, te cilen babai s’mund t’ia jepte. S’dija c’te beja tjeter vecse te flisja. Por menjehere u pendova. Nena coi doren ne goje, shenje e perjetshme e gjemes, ndersa babai pau nga te tjeret per te verifikuar vertetesine e asaj qe po ndodhte. Nga syte e tyre kuptoja se pak nga pak po shnderrohesha ne te marre, ose te pakten trushpelare. Im ate, si kokeforte dhe skeptik qe ishte, me beri dhe ca pyetje te tjera (prape toni i rende ne fund me thoshte se ato ishin pyetje), por kete here s'guxova t'ia ktheja. Vec rrudha buzet dhe supet. Vazhdoi keshtu per disa minuta. Pastaj ai ngriti gishtin tregues ne ajer, shenje kjo e gjuhes se patretshme te pritjes njeminuteshe, dhe u largua pas shtepise. U kthye pas pak me nje djale per dore. Ai duhej te qe 13 ose 14 vjec. Nese s'me kish lene kujtesa, ai qe djali i komshise. Babai e vuri perballe meje dhe i tha dicka. Ky rrudhi vetullat jo ngaqe s'e kish kuptuar, por se i dukej e cuditshme. Por beri sic i thane dhe m'u drejtua mua. Anglishtja e tij qe e cale, e mesuar nga te njejtet mesues qe ma kishin mesuar edhe mua. Po me kerkonte te flisja ne shqip. Kerkesa qe e cuditshme, jo vetem per faktin se po me kerkohej ne anglisht te flisja shqip nga nje cunak i rrethuar nga njerez qe dinin vetem shqip, por edhe sepse gjer atehere une shqip kisha folur. Diku ne nje cep te mendjes e kuptoja se vete gjendja e krijuar metonte te kunderten, por nga ana tjeter ishte e pamundur te kundershtoja vetedijen e gjuhes qe perdorja. S'me kishte shkuar kurre ndermend, e ma do mendja s'kishte perse te me shkonte, qe te afirmoja gjuhen qe flisja nderkohe qe e flisja. Vete fjala e shprehur ishte prove absolute e natyres se gjuhes ne te cilen shprehej, njelloj sic ishte e qeshura prove e pakundershtueshme e faktit se po qeshje. Nga ana tjeter, perreth meje kisha njerez qe nuk dinin gjuhe tjeter pervec shqipes. Madje, paradoksalisht, isha me i sigurt per gjuhen e tyre dhe faktin se ajo qe shqip, sesa me gjuhen qe dilte nga goja ime. “Une shqip po flas,” ia ktheva ne anglisht djalit, qe me duket quhej Anton. Antoni pau nga babai dhe ia perseriti fjalet e mia ne shqip. Babai me pa prape sikur te isha i marre. “Atehere fol,” me perktheu pergjigjen e babait Antoni. Dhe fola, ndonese trupi me thoshte te mos e beja. Reagimi qe i njejte, ndonese me intensiv: mamaja coi doren prape ne goje, ose e kish lene aty prej ne fillim, ndersa te tjeret sikur u stepen paksa. Vec babai m’u afrua dhe me pa drejt e ne sy. Me pa gjate, pastaj u kthye vrik dhe mori drejt shtepise. Nena e ndoqi nga pas, por u kthye ne gjysme dhe me beri me dore ta ndiqja. Te tjeret, me shume nga frika sesa nga vetedija se ky qe nje hall qe nuk u perkiste atyre, u larguan pa bere ze. Mbrapa mbeti vec Antoni, i cili me shihte me ca sy te cuditshem. Qe bere gati te ikte edhe ai ne shtepi, por zeri i babait ia preu hapin ne mes. E therriste brenda. E kuptova vetem sepse ashtu beri Antoni. Me hap te shpejte, ai u fut ne shtepi, ku mendova se me duhet te hyja edhe une, qofte dhe vec per te pushuar paksa. Nena dhe babai qene ulur prane shporetit. Nuk qe i ndezur, sigurisht; por ata mblidheshin perhere prane shporetit kur behej fjale per te diskutuar apo zgjidhur ndonje hall. Une u ula ne cep te divanit dhe zura vesh. Ishte me te vertete e jashtezakonshme. Ata flisnin; ua shihja gojet dhe buzet dhe gjuhen tek u leviznin shpejt dhe ngadale, ne varesi te fjales, dhe e dija se ata po flisnin shqip. Mirepo mendja ime nuk arrinte dot ta perkthente si te tille. Ishte sikur gjate udhetimit, atje ne ajer, ta kisha humbur aftesine per te kuptuar gjuhen me te cilen isha rritur. U perpoqa nje cast te kujtoja mos kisha goditur koken gjate rruges, apo edhe kohet e fundit, por e dija pa u perpjekur se nje gje e tille s’kish ndodhur. Pas nje kohe qe m’u duk me e gjate nga c’qe ne te vertete, nena u kthye nga une dhe me tha dicka. Kur e pa se s’kisha ndermend t’ia ktheja — kisha frike mos do i binte te fiket — ajo u ngrit nga stoli dhe filloi te pergatiste ushqimin. Me duket se po qante. Babai, nga ana tjeter, thirri Antonin prane vetes. Me t’i thene dicka, Antoni u ul prane meje ne divan dhe me tha se babai donte te dinte se pse nuk doja te flisja me shqip. Aty per aty kuptova se babai kishte dale ne perfundimin me te pritshem qe mund te nxirrej nga ajo situate: djali i tij qe bere njesh me boten e huaj dhe tani i vinte turp nga vendi i vet. “Nuk eshte se nuk dua te flas shqip,” ia ktheva Antonit, i vetedijshem se cfaredo qe te thoja do binte ne vesh te shurdher. “Une shqip po flas. Nuk e di pse nuk me kuptoni.” Antoni ia perseriti fjalet babait dhe ky tundi koken. Pastaj shfryu me hunde, veprimi i tij i mosbesimit absolut, dhe u ngrit ta ndihmonte nenen me tavolinen. Hengrem ne heshtje. Degjohej vetem tringellima e gotave dhe pjatave, dhe here pas here gogesima e Antonit tek pinte Coca-Cola. Ky qe ndalur nga tim ate per te ngrene me ne. Babai u ngrit i pari nga tavolina. Para se te ngrihej, i tha Antonit te me thoshte se nese kisha vendosur te mos u flisja me ne shqip, atehere ai e pranonte. Por as ai nuk kishte per t’i folur me atij. Domethene mua. Keshtu te pakten ma shpjegoi Antoni, i cili kishte arritur ne limitet e veta te anglishtes. Gjithsesi e kuptova dhe pohova me koke drejt babait. E vetmja qe mund te beja ishte t’i jepja qofte dhe shenjen me te vogel te veshmarrjes, ndonese nenkuptimi i asaj qe po me thoshte ishte kryekeput i gabuar. Hamendesova se me mire te mendonin se une po sillesha ashtu per hir te nje ideali te gabuar sesa nga nje teke e cuditshme e mendjes sime. Pastaj u ngrita dhe shkova ne dhomen time. Ne te, koha nuk kishte ecur. Ish si para nje viti; madje te njejtet libra, te cilet s’i kisha marre, qene te komodina prane krevatit. U harrova disa caste duke shfletuar, pastaj vetvetiu koka me ra mbi jastek dhe me zuri gjumi. Te nesermen, situata qe me keq. Ose ashtu m’u duk mua, ndonese nuk kishte shenja perkeqesimi. Me shume ish pervoja qe me thoshte se ndodhia e te djeshmes nuk kishte mbetur vetem brenda mureve te shtepise sone. Shenjen e pare te kesaj e vura re
ne kafene. Sapo hyra brenda, te gjithe po me shihnin mua, dhe jo me ate shikimin qe shihet dikush qe sapo eshte kthyer nga jashte. Domethene, edhe ky ishte ne syte e tyre, por me nje drite tjeter, pak talljeje, pak mosbesimi, pak, ndoshta, edhe percmimi. Zura vend ne cep prane dritares, aty ku isha ulur perhere, dhe prita te dukej ndokush qe e njihja. Ne fakt, aty i njihja te gjithe, por vetem si fytyra, sic njihet dikush me te cilin ke ndare nje qyteze. Porosita nje kafe dhe u harrova ne librin qe kisha me vete. Leximin ma prishi nje ze i njohur. Me thirri ne emer, perndryshe s’do e kisha ditur qe e kish pasur me mua. M’u desh nje cast ta njihja, pasi ajo qe rritur, domethene qe shnderruar ne grua. Kur kisha ikur para nje viti, ajo kish qene thjesht nje vajze, si te gjitha vajzat qe mbarojne shkollen e mesme. Ndersa tani, ndonese ne syte e saj shndriste po e njejta drite lozonjare, qe dikush me nurin e nje gruaje. Aty per aty mendova ne mos ajo qe shtatzene, por nje shikim i shpejte te barku me tha te kunderten. Ndonese nuk ishte nevoja te qe ne muajt e fundit te shtatezanise qe t’i shfaqej nuri. Maria u ul ne karrigen perballe dhe filloi te me flase anglisht. Thashe me vete, e paskan marre vesh te gjithe domethene. Ia shpjegova situaten time, me aq sa mund t’ia shpjegoja, pasi, tek e fundit, s’e dija as vete se c’po ndodhte, dhe ajo u tregua e kuptueshme. Ose te pakten ashtu m’u duk. Por biseda mori menjehere nje drejtim tjeter. Ne dicka, te pakten, nuk kishte ndryshuar: qendra e bisedes, pavaresisht rendesise se hallit te tjetrit, duhet te ishte gjithmone ajo. Maria qe fejuar. Me tregoi unazen ne doren e majte dhe pastaj e fshehi menjehere nen tavoline, sikur papritur te qe kujtuar se ne kishim qene te dashur, per nje fare kohe edhe te dashuruar, e se nuk duhet ta kish bere ate veprim. Porse me mire ta merrte vesh prej saj sesa prej te tjereve. Apo mos ma kishte thene nena tashme? M’u desh t’ia kujtoja se une nuk flisja as me nenen as me babain. “Perse?” tha ajo e habitur. “Sepse s’mundem.” Dhe ia kujtova se ne tani po flisnim anglisht per te njejten arsye qe une nuk flisja me prinderit e mi: nuk kuptoja shqip. “Por ata vetem shqip dine!” me qortoi ajo. Ose me tingelloi si qortim. “E di,” ia ktheva. “Por s’ia kam idene c’po ndodh. Une flas ne shqip, ne po ate shqipe qe ata flasin e ma kane mesuar qe femije, por ata vec rrudhin supet. Ata flasin shqip, pasi c’tjeter te flasin ata, dhe une s’i kuptoj.” Ketu ajo rrudhi ballin dhe picerroi syte. “Ke filluar gje andej?” Pyetja qe e pritshme. “Jo,” ia ktheva. “Nuk kam filluar, e as kam ndermend te filloj. S’ka ndodhur asgje. Thjesht nuk i kuptoj.” “As mua?” Kete e tha njehere ne shqip, por kur s’e mora vesh, ma tha ne anglisht. Ishte e vetekuptueshme qe pyetja s’kishte nevoje per pergjigje. “E cuditshme,” tha ajo. “Te ka vizituar kush?” “E ke fjalen nje doktor?” “Sigurisht.” “Jo,” ia ktheva, dhe u habita si nuk e kisha menduar me pare. “Duhet te shkosh pra. Nuk eshte dicka qe duhet lene pas dore.” Pohova me koke. Folem dhe nje cope kohe, pastaj ajo me tha se duhet te largohej. E priste i fejuari. Tek po dilte nga dera, mendova me vete se ai i fejuar mund te kisha qene edhe une, dhe kuptova se kisha bere mire qe isha ndare me te. Ndenja edhe ca, sa te mbaroja kreun ku kisha ngecur, pastaj mora per
ne shtepi. Aty gjendja qe prape me keq. S’kish ndodhur asgje, domethene asgje me teper nga c’kish ndodhur gjer atehere, e prapeseprape ajri dukej me i rende. Ime me qe ulur te shporeti. Im ate po shtypte pa mendje butonat e telelekomandes. Mendova, valle si do flas me ta, kur para me doli Antoni. Ai pau njehere nga babai, pastaj me tha: “Ceni thote edhe sa do te rrish?” Pyetja me kapi papritur. “C’do te thuash?” iu pergjigja. “C’do te thuash?” u ktheva nga babai. Ky u irritua edhe me. I foli prape Antonit. “Ceni thote se, per keshtu, me mire te mos rrish fare. Ik prape, kryej c’ke per te kryer, gjej mendte e kokes, pastaj kthehu. Por mos hajde me keshtu. Nena jote gati po vdes.” Kjo qe pak a shume ajo cka ndertova nga anglishtja e keqe e Antonit. Kur permendi nenen, syte vetvetiu me vajten te ajo, e cila po qante ne heshtje. Cfaredo shpjegimi qe te thoja, permes Antonit ai do dilte i paplote. Per me teper qe nuk kisha ndonje shpjegim. Ia ktheva Antonit se ashtu do beja. Do beja cmosin ta rregulloja. Dola prej aty dhe shkova ne dhomen time te pergatis valixhen. Pastaj mora ne telefon agjensine te afroja fluturimin, ne qe e mundur. Zeri ne anen tjeter me tha se po, kishte nje fluturim ne darke. Nese paguaja dicka ekstra, sigurisht. I thashe se nuk kishte problem dhe vazhdova me rregullimin e teshave. Ne fakt, s’kishte shume per te rregulluar, pasi s’e kisha hapur fare valixhen. Me te ne dore, dola te pragu i deres dhe thirra Antonin. “Do dalin te me percjellin?” e pyeta. Ai tundi koken. “Kur te vish,” tha ai. Une isha aty, s’kisha pse te ikja per te ardhur prape, por nuk doja t’i trishtoja me. E falenderova Antonin, i thashe se tani ai qe bere burre, dhe mora drejt qendres. Te pakten, mendova, jam mjashtueshem heret qe te gjej nje vend te mire
ne autobuz. Parashikimi doli i gabuar. Autobuzi qe plot, dhe per nje rreng tjeter te mendjes sime, pasagjeret m’u duken te njejtet me heren e kaluar. Shoferi prape dukej se e kish me ngut. Ai beri me dore nga stoli ne fund dhe rrudhi supet sikur kjo te ish nje gjendje qe as zoti s’kish c’ti bente. Une pohova me koke dhe zura vend. Pastaj mendova se sa shume gjera mund te beheshin pa nevojen e fjales. Shoferi thirri edhe nje here te fundit nga dritarja, ma do mendja per udhetare te tjere, ndonese aty nuk kishte me vend, dhe u nisem. Mberritem ne castin kur taksisti, me te cilin kisha ardhur, po lirohej. Ai me pa nga larg dhe tundi koken duke buzeqeshur. Fiku cigaren, ende pa bere une drejt tij, dhe hyri ne makine. Kur hyra edhe une, ai po merrej me radion. E gjeti ate qe deshi, nje muzike te huaj qe e dija se nuk ish e huaj, dhe morem drejt aeroportit. Ky qe plot dhe menjehere me kapi paniku i te qenit
ne rradhen e pasaportave. Mendova, po me keta si do merrem vesh? Sigurimin e kalova pa veshtiresi; vec mohova me koke kur nepunesit benin me dore nga valixhja, duke e ditur se po me benin pyetjet e zakonshmet per lengjet dhe kompjuterat. Pastaj ndoqa duart e tyre kur me ftuan te kaloja permes kontrollit te metaleve. Te pasaportat u futa si pa mendje. Rradha qe aq e gjate sa nuk arrija dot te kapja fytyren e atij mbrapa sportelit. Dhe kur isha aq afer sa ta shihja, nuk mundesha dot te kerceja ne fundin e nje tjetre. Polici qe K Hysi. M’u be se me njohu, pasi picerroi syte lehte. Pastaj erdhi pyetja e pritshme: “Student?” Une pohova me koke. Prita per pyetjet e tjera, rrudhjet e metejshme te supeve, urdherin per t’u kthyer mbrapa, por zoti K vec buzeqeshi dhe, ma do mendja, me uroi udhetim te kendshem. Ia ktheva edhe une buzeqeshjen dhe kalova ne sallen e pritjes. Nuk e mbaja mend te kisha deshiruar ndonjehere aq shume te isha
ne ajer. Piloti, njelloj si me pare, na kerkoi falje ne tre gjuhe te ndryshme per devijimin cerek oresh qe do i duhej te merrte. Perseri thashe me vete se c’ishte ky devijim, por isha teper i lodhur per ta ndjekur mendimin. U rehatova ne sedilje dhe hapa librin. Aty nga perpjekja e trete per te lexuar te njejtin paragraf, me zuri gjumi.