gjithmonë në mëngjes, ndihej thirrja e babait ose xhaxhait per te pare therjen e vicit. Nganjehere kish dhe lope, mish te vjeter, sic e quanin pleqte, por kjo ndodhte vec kur paraja s'mbante mire, e ato vite, vitet e feminise, paraja mbante mire. Pastaj vinte mbledhja e te gjitheve rreth viktimes. E hidhin pertoke para se te vinin femijet, qe t'mos kishte rremuje. Ne e gjenim gati me qafen e hapur ndaj qiellit; babai, e nganjehere xhaxhai, mprehte thiken te nje gur i madh. Ca e quanin gure zmerili, ca te tjere gure kali. S'e mbaj mend mire. Di vetem qe nxirrte xixa dhe ato reflektoheshin ne syte e humbur te vicit. Ky levizte furishem ne fillim. Pastaj, kur e shihte qe s'kish nga t'ia mbante, hiqte dore dhe nuk levizte me. Aty pastaj syte i treteshin fare; xixat reflektoheshin ne syte e pajete, edhe pse qafa e tij ende prehej nga qielli e paprekur. Ndonese femije, ne mendje me krijohej nje tymnaje qe shume vite me pas m'u shnderrua ne fjale: te vdesesh sa je gjalle. Pastaj thika rreshte s'u ferkuari pas gurit dhe xhaxhai, herehere dhe babai, vendoste kemben ne qafen e bute, qe menjehere tendosej, dhe ushtronte gjithe trysnine e peshes se fituar me mishin e therur dimrave te kaluar. Aty per aty syte e vicit sikur ngjalleshin paksa nga instikti i fundit i jetes qe s'do të rreshtë, ndonese mendja, qofte dhe e pavetedijshme, pa ate dellin vetedijesor qe karakterizonte te zotin e kembes mbi qafe apo syve kureshtare qe ndiqnin spektaklin e gjakut, ishte dorezuar tashme, por sakaq rezistenca tretej dhe ne to ktheheshin mbetjet e fundit te xixave te gurit. Fjala qe do me vinte vite me vone per ta pershkruar nguljen e thikes ishte "shatervan". Banale per ate rast, por njekohesisht teper e sakte, sikur ishte e vetmja qe mund t'i bente drejtesi shperndarjes se gjakut neper ajer, e njeheresh edhe kotesise se tij. Ne, femijet, bashke me babain dhe xhaxhane, e ndiqnim ne heshtje vicin tek jepte jete, sikur ky te ishte momenti kur ne duhet te tregonim sadopak respekt per sakrificen e tij perpara se te fillonte vjedhja totale e mishit. Pastaj femijet e humbnin interesin; shatervani kish mbaruar dhe tani mbeste vec rrjepja e lekures. Disa rrinin pasi u pelqente zhurma si fishkellime e mbytur qe bente thika ne pjeset e brendshme te kofshes kur shkeputej dhjami nga lekura. Te tjere ja fusnin vrapit drejt komshive qe ende s'i kishin hedhur vicat e tyre pertoke. Ndersa mua, si perhere, si cdo vit, me therriste mamaja per te ngrene. Nuk hahej asnjehere me mire sesa pas therjes se nje vici. Ashtu te pakten thoshte babai, e nganjehere edhe xhaxhai.