Duhej te ishte mesdite. S'mund te ishte pasdite vone, pasi bente nxehte dhe ne jug gjithmone frynte ere e ftohte pasditeve, ose juga sic e quanim ne veri. As mengjes nuk mund te ishte pasi ate cast kisha uri, e une s'kisha kurre uri mengjeseve. Etje po. Dhe deshire per kafe. Por ate cast s'kisha as deshire per kafe as etje, e per me teper po qullesha ne djerse. Pra, ishte mesdite. Profesori sa kish dale nga keshtjella. Shoqerohej nga dy nxenes te tjere, vecse as shoqerim s'mund t'i thoja, pasi ata sikur i kish bashkuar rruga rastesisht; keshtjella kish vec nje dalje, e nga aty do dilnin te gjithe, e jo te gjithe qe dilnin njeheresh ishin se bashku. Per me teper nxenesit shihnin kuturu, si ne perpjekje per te mos kapur vemendjen e profesorit e ky t'ia kriste pastaj muhabetit nga merzija. Profesori vertet dukej i merzitur; sikur me shume ishte per nje sy gjume, a nje teke raki -- per t'i dhene muhabet nxenesve jo qe jo. Porse keta nuk ja vinin re indiferencen prej anash. Ama une mundja. Dhe kjo beri qe te na takoheshin syte. Profesori mori drejt meje pa u ngutur. Sikur s'e kishte ndare tashme mendjen, por po ndiqte teken e kembeve. Une kisha dale nga keshtjella para gjysme ore. Qeshe merzitur me te hyre brenda. Aty kish vec gure e rraqe metali dhjetra shekullore. Me interesonin po aq sa c'me interesonte nje banje e nxehte ne ate zheg percellues. Isha shkeputur me marifet nga grupi e deri ate cast, kisha shpresuar qe te mos isha vene re. Por nga ecja e profesorit, nga ngadalesia ne dukje rastesore por qe une e dija se ish krejt e matur dhe e perllogaritur, qe te me te bente ta beja biseden me te praprakisht ne koke, ta kuptoja gabimin vete para se te ma thoshte ai, pra teknikisht te me mesonte si te gjykoja veten pa pasur nevoje per dike te jashtem (shkurt te me pergatiste per jeten atje jashte), pra nga ecja e tij une kuptova se nuk isha aq i padukshem sa c'e beja veten. U mbeshtet te gardhi ku une i kisha kthyer shpinen qytetit poshte, dhe papritur, nderkohe qe une prisja fjale te tjera, ai tha: "Sa e dua nje ferme." U ktheva edhe une nga qyteti dhe s'kisha nevoje ta pyesja pse apo te perpiqesha t'i jepja vete pergjigje pytetjes ne koke, me friken se mos kjo ishte menyra e tij e hyrjes ne teme dhe se cdo fjale e imja do e afronte me shume me fjaline: Pse ike nga keshtjella? E keshtu do me duhej te shpjegoja gjera qe s'i dija as vete; se si s'me interesonte e kaluara e gureve apo si s'duroja asnje prej shoqeve dhe shokeve dhe muhabeteve te tyre pa lidhje, apo se si kishte dicka vertet terheqese dhe te plogesht ne vetmine e qytetit kur shihej nga lart. Keto pastaj do hapnin dyer te tjera, se si i kisha punet me babane e nenen e vellezerit e lagjen e shoket e mesuesit e tjere e se kur do filloja ta shfrytezoja vertet potencialin tim qe jo vetem ai por te gjithe e shihnin, se do ish vertet mekat ta coja dem, e tjere, e tjere. Pra s'kisha fare nevoje ta pyesja se pse e deshironte nje ferme. Mjaftonte nje shikim mbi ate qytet, mbi cdo qytet ne fakt, dhe s'do ishe mire nga mendte nese s'te jepej menjehere deshira te ikje prej atje. Nga lart madje deshira intensifikohej edhe me; duke qene larg tij, e kuptoje me te vertete nevojen per t'i ndenjur larg. Cka me beri te qesh me vete, pasi ashtu ndihesha edhe per keshtjellen dhe shoket e te gjithe. Me c'te drejte, atehere, mund te shfryhej ai ne ate menyre per qytetin nderkohe qe une s'mund te ikja prej keshtjelles? "Prandaj e kam pranuar kete pune." vazhdoi ai. "Prandaj jam zhvendosur nga Gjermania ne Shqiperi. Ketu paguhemi shume." Nenkuptonte rroga gjermane ne Shqiperi, shto dhe mospagesen e embel te taksave si mesues gjerman ne nje shkolle gjermane jashte shteti. "Edhe dy vite dhe do kem mjaftueshem leke per nje ferme. Do kthehem ne Gjermani. E kam gjetur dhe vendin. Lares i pelqen shume." Lara qe vajza e tij. I kish lindur para dy vitesh, ndoshta tre, dhe nuk rreshte s'e permenduri sa here i binte rasti. U ktheva dhe une me fytyre nga qyteti e nderkohe fillova te mendoj se c'mund t'i pelqente vertet nje dy vjecareje ne nje ferme, apo edhe ne pergjithesi? Dy vjecareve qe njihja une, rere t'u jepje per dreke dhe do e hanin. Por nuk guxoja te thoja gje, e per me teper me mallengjente paksa dashuria qe ai kishte per vajzen e vet. I shfaqej e atille ne fytyre sa gjithmone o rrembusheshe o perpiqeshe te mos rrembusheshe. Ndenjem nje cope kohe ashtu ne heshtje, duke kundruar tymnajen e smogut mbi qytet. Dielli dhe uria ime kishin arritur te dyja zenitin. Pak nga pak po e ndieja edhe gojen te me thahej nga etja. Mendova se ky ish casti i duhur te shkeputesha prej tij, para se t'ia fillonte asaj per te cilen me ish afruar vertet. Por u kapa prape gafil nga fjalet e tij. "Po haja mengjes dje me Laren. Birgit (gruaja) kishte bere makarona me mish. Mishin e kish bere sic na pelqen mua dhe Lares, me toptha. Lara e kish mbaruar krejt pjaten e saj. Birgit zakonisht asaj i hedh pak; se ku ka lexuar se femijes i duhet dhene pak e shpesh. Por dukej se kishte prape uri. Ma thoshte gishti i saj i vogel qe bente drejt topit te fundit ne pjaten time." Ketu profesori heshti pak. Sikur ish ne medyshje ne duhej te vazhdonte apo te shkonte te gjente nje shishe uje. "Ne s'jemi te varfer," vazhdoi ai, a thua se sapo s'me tha se do blinte nje ferme. "Ne cdo cast mund te shkoj ne market e te blej stiva me makarona dhe mish. Per me teper, tigani kishte mjaftueshem sa edhe per dy pjata te tjera. Por kur e pashe gishtin e Lares mbi mishin tim, menjehere ndjeva se ne fakt e doja per vete... E dua vajzen time," shtoi ai. "Do jepja jeten per te, dhe jeta ime nuk mund te kthehet me ne dimensionet e uleta ku ka qene para se ajo te lindte. Por ate cast, s'doja t'ia jepja asaj copen e mishit." Vetvetiu, isha kthyer ta shihja ne sy tek m'i thoshte keto fjale. Me kohen me qe krijuar zakoni i t'i mos parit ne sy njerezit, vecanerisht prinderit dhe mesuesit, pasi keta kishin mundesine me te madhe te me qortonin apo te me jepnim keshilla, gjera qe s'eshte nevoja t'i cilesoj si po aq te papelqyeshme sa ai dushi i nxehte ne zhegun e ketij qyteti te pluhurosur. Per here te pare, vetia qe profesori kish per t'i rrembushur te tjeret tek fliste per te bijen, kish pasur efekt edhe mbi te. Vecse per arsye tjeter. Profesori nuk foli me. Vazhdoi te shihte qytetin edhe per pak, pastaj mori drejt keshtjelles. Dy nxenesit qe kishin dale me te e ndoqen menjehere nga pas, teknike kjo e tyrja per t'iu larguar merzise se keshtjelles pa vuajtur pasojat. Ndersa une ndenja edhe pak aty mbi qytet. Tani doja te futesha ne keshtjelle. Etja kish mberritur gjer ne ate pike sa per pak do m'i merrte kembet me zor te me conte te dikush qe kishte uje. Por fjalet e profesorit me kishin shtangur ne vend. Vertetesia lakuriqe e fjaleve te tij kish shperbere nje nyje brenda meje qe s'e dija se e kisha, ose s'pranoja ta shihja. Ai ish hapur i teri para meje dhe une s'mund te mos isha pjesemarres i saj, sic nuk mund te mos isha pjese e spektaklit te diellit. S'me kish dhene moral, s'me kish keshilluar, s'me kish treguar se si duhet te jetoja, c'rruge duhet te merrja a c'keshtjelle te pushtoja. Thjesht me kish hapur zemren, sic i hapet gruas se jetes apo priftit. E duke e bere kete, me kish cliruar.