Pyetjes se si dreqin permbante asgjeja pontencial per kaq shume gjera, si diej, planete dhe jete, ai perhere i qe pergjigjur me fjalen "kombinime". Pra, prezanto vetem disa elemente ne arenen e asgjese, dhe kombinoji ne te gjitha konfigurimet e mundshme. Si rrjedhoje e pafundesise se natyres se kombinimeve, gjithckaja ishte e pashmangshme.
E vetmja klecke, ama, qe koha. Duhej kohe per te kombinuar gjera. Duhej te kalonte shume kohe qe dielli te qe ne nje pozicion te caktuar, e njeheresh vete ai te qe ne nje cep te tokes nga ku do shijonte rrezet e tij. Gjithashtu ai duhej te qe gjalle, cka nenkuptonte prape kohe qe gjeneratat e paraardheseve te tij te vdisnin, e ai jo me t'i mbante mend, por as mos t'i njihte se kush ishin. Mbartes te pafund te genit te tij, te syve te tij.
Koha qe vertet mbreteresha, sic thoshte klisheja. Ajo kalonte ne heshtje, para kembeve te tij, kur Ema u zhduk ne nje qoshe, dhe po ne ate heshtje te lodhur kur Ema u duk papritur ne semaforin perballe tij.
Kishin ndodhur shume kombinime te reja ne univers qe atehere, ate te diele te shkuar te para shtate viteve, kur vendimi per mos ta puthur qe shnderruar ne realitetin e ikjes se saj pa pasur asnje kujtim prej tij, pervec nje imazhi te vaket se ai kish ekzistuar njehere diku prane saj. Pastaj, pas shtate vitesh dhe kushedi sa supernovash, ajo u gjend papritur para tij, disa metra larg, te ndare vetem nga nje drite e kuqe.
Ajo qe sic e mbante mend. E bukur nga larg, edhe me e bukur nga afer. Vecse nuk e dinte ne donte te shkonte me afer. Fatmiresisht, kryqezimi ish prej atyre qe te ngucte nervat: vononte shume. Por kjo tani i dukej si shpetim. I jepte kohe te mendonte, por njeheresh cdo mendin qe torture. Te merrte djathtas e te mos perballej me shikimin e saj? Apo donte te kthehej andej, ne nje rruge tjeter, ngaqe kish frike mos ne shikimin e saj s'do gjente asgje? Ajo s'do e njihte. Ajo do ecte sic ecen zakonisht ne udhekryq: shpejt, per te kapur eventin tjeter te jetes. Me burrin e saj. Per te burri i saj. Prandaj me e mira do qe te merrte djathtas. Me siguri ajo nuk qe Ema, ndonese cdo qelize i thoshte se ajo qe. Ajo qe nje tjeter, nje mirazh, i hedhur mbi syte e tij nga magjistarja e kudondodhshme e quajtur nostalgji; nostalgji per dicka te paprovuar. Nostalgji per nje dege tjeter te universit, me kohe tjera dhe kombinime te reja; ku buzet e tij takonin buzet e saj sic puthet kemba e njeriut me token kur ky kercen lart: si pashmangshmeri e ligjit fizik.
Semafori behet jeshil dhe ai nuk merr djathtas. Ecen drejt, perballe saj. Tani jane afer, aq sa ç'kishin qene dikur ne tavolinen e vjeter te nje kafeneje, emri i te ciles mund te gjendej vetem tek letrat e ndonje shkrimtari te deshtuar rrugesh, qe mendonte se bota i detyrohej per talentin e cuar dem. Ashtu sic edhe ai mendonte se Ema i detyrohej te pakten nje shikim tani, nje veshtrim te shkurter ku thuhej: te mbaj mend. Ajo ecte me syte poshte, por ai besonte tek fuqia e trupit per te pare me shume se me syte. Ne cdo cep te ishte Ema, ai do e ndiente dhe me shpirt, vec te qe dikur afer, sadopak afer.
Hapesira eshte motra e kohes. Ai mund te kishte kaluar ne ate kryqezim ne nje ore tjeter. E njeheresh mund te kishte kaluar edhe ne nje rruge tjeter. Kombinimet e mostakimit jane te pafundme. Ato te ritakimit vetem nje. Prandaj ajo s'mund te mos i ngrinte syte. Ishte e thene. Sic thuhet nje perralle ne femini, apo nje kenge trishtimi kur vdes dikush i dashur. Apo kur dikush kujton ne kryqezim nje puthje te padhene.
Domosdo, ajo i ngre syte. Bashke me ta, ngrihet dhe zemra e tij. E njohu? E njohu! Por njeheresh, kur ne syte e saj u rishfaq shkelqimi i vjeter i dickaje te dashur, dora e saj kapi nje dore tjeter. Nje burre tjeter. Perbri saj. Sic i kapet dora nje bashkudhetari me te cilin je gati te takosh vdekjen.
Ne ate cast, sic ndodhte sa here perjetonte dicka te thelle, ai u perpoq te gjente fjalen e duhur per ate qe po ndjente; cili ishte, pra, kombinimi i duhur i fjaleve qe i bente drejtesi therjes se zemres e njeheresh edhe klithjes nga gezimi? Ajo s'e kish harruar, e njeheresh ajo kishte ikur. Ajo ishte ende e tija, e njeheresh ai s'e kish pasur asnjehere. Ai e donte ende, e njeheresh ajo cka donte ishte thjesht nje imazh. E donte, por sic duhet nje personazh i dashur librash, ne heshtjen totale te imagjinates.
Nuk kishte c'te bente tjeter vecse te buzeqeshte. Karakteristike tjeter e pashmangshme e kombinimeve te gjithckase, qe se gjithcka do te ndodhte. Tani ata u takuan ne rruge, pa mundur te shkembenin as edhe nje fjale, por ne nje kombinim tjeter te kohes dhe hapesires, ne nje rruge tjeter, do te ishte e tija dora qe ajo shtrengonte. Dhe buzeqeshte, buzeqeshte pafund tek mendonte per veten tjeter tek shtrengonte doren e saj.