Veshtire se mund te besohet, ose ndoshta s'besohet pikerisht ngaqe ndodh teper rralle, e ne i quajme si te verteta vetem ato gjera qe ndodhin me shume se nje here, porse nganjehere ka integritet edhe tek e keqja.
Fjala bie per nje ushtar nazist, qe *percillte* hebrenj per Auschwitz, i cili thirret ne spital per te pare te emen ne prag te vdekjes. Per arsye qe vetem vdekja, ose ideja e saj, i zbulon, e ema i rrefen se mbiemri i tij nuk qe Schicklgruber, por Goldberg. Gjithashtu, i ati qe cuar drejt Aushvicit prej atij vete, pra te birit.
Ushtari e degjon te emen deri ne fund, pastaj del nga spitali, pa e ditur se e ema do vdiste pas nje ore, dhe merr drejt stacionit me te afert. Atje, me marifet, ai nderron uniformen me nje tjeter hebre fatkeq, gezimi i perkohshem i te cilit do shperblehej me nje vdekje edhe me te kobshme pak me vone, dhe hypen ne trenin e rradhes, per te kaluar castet e fundit te jetes mes motrave dhe vellezerve te sapogjetur.